Connect with us

Lajme

Goditet një këmbësor në Ilinden të Shkupit, arratiset shoferi

Published

on

Një banor nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda trupore nga goditja e një automjeti në lagjen Ilinden të Shkupit.

Sipas raportit policor, në ora 21:00 është denoncuar se në rrugën 34 në lagjen Ilinden të Shkupit, automjeti “audi” ka goditur B.K (45) nga Shkupi, ndërsa shoferi ka ikur.

Në aksident këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore që janë vërtetuar në Spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com