Connect with us

Lajme

Dimitrievski: Gjithmonë do të mbetem socialdemokrat!

Publikuar

më

LSDM pritet që ta shkarkojë Maksim Dimitrievski në Këshillin e parë Qendror partiak që do ta mbajë. Kjo pasi kryetari aktual i Kumanovës, pa vendim partiak shpalli kandidaturën si i pavarur për edhe një mandat. Kreu socialdemokrat Zoran Zaev tha se vendosmëria e Dimitrievskit, për të mos pritur që LSDM-ja të marrë vendim dhe të largohet para kohe nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale, është vendim i tij personal dhe me atë vendim personal e ka marrë vendimin për vetëpërjashtim nga LSDM-ja, andaj partisë nuk i mbetet gjë tjerët vetëm se ta konfirmojë përjashtimin e tij.

 “Statuti i LSDM -së, i udhëhequr nga të gjitha përcaktimet demokratike, e ka bërë të qartë ndarjen. Kur vendosni që të largoheni nga LSDM-ja, përshkruhet në disa mënyra se si e bëni këtë, dhe njëra prej tyre është pikërisht ajo – ju largoheni nga LSDM-ja dhe shkoni si kandidat i pavarur. Maksim Dimitrievski vendosi për këtë. Ishte vendimi i tij dhe Maksimi doli kundër Maksimit. E vetmja gjë që i ka mbetur LSDM-së ishte që Këshilli i parë Qendror të konstatoj atë që bëri Maksim Dimitrievski, pra ky është përjashtimi nga LSDM-ja”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Nuk ka munguar reagimi i Dimitrievskit. Thotë se deklarata e Zaevit tregon se ai është ende anëtar i LSDM-së dhe se nuk është vetëpërjashtuar sikurse ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i partisë, Ljupço Nikollovski. Ka pyetur se si është e mundur që udhëheqësia e LSDM-së paraprakisht ta dijë se çfarë vendimi do të sjellë Kryesia Qendrore dhe a luftuam për demokraci të këtillë brendapartiake?

 “Qëndrimi i sotëm i kryetari të LSDM-së, Zoran Zaev se do të përjashtohem nga mbledhja e ardhshme e Kryesisë Qendrore të partisë, tregon se qëndrimi djeshëm i sekretarit Nikollovski se jam vetëpërjashtuar nuk është i vërtetë dhe e vërteton qëndrimin tim se formalisht ende jam anëtarë i LSDM-së. Socialdemokratët e vërtetë gjithmonë e flasin të vërtetën dhe nuk shërbehen me manipulime”, u shpreh Maksim Dimitrievski – kryetar i Komunës së Kumanovës.

Dimitrievski disa ditë para se LSDM të shpallte kandidaturën për qytetin e Kumanovës, doli me një konferencë për media, ku u shpreh se me kërkesën e qytetarëve të Kumanovës dhe me mbështetjen e disa socialdemokratëve të shquar do të kandidojë edhe për një mandat për qytetin e Kumanovës, por kësaj radhe si i pavarur, ndërsa më vonë edhe LSDM doli me Oliver Ilievski si kandidat i tyre për Kumanovën.

Maqedoni31 minutes ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri1 hour ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme2 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni4 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri4 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme5 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni6 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri7 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme8 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë8 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme8 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni9 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

NA NDIQ NË FACEBOOK