Lajme
Gjithçka ka ndodhur për 3-5 minuta

Gëzim Nuredini, koordinator i Covid qendrës në Tetovë, për gazetarët tregoi momentin se si ka kuptuar se ka zjarr në objektin modular ku po mjekoheshin pacientë me Covid-19.
Tha se për një kohë shumë të shkurtër zjarri ka kapluar gjithë objektin modular të spitalit.
“Krejt rasti ka ndodhur diku për 5 minuta. Në ora 9, mjeku kujdestarë ka vërejtur se ka filluar të ketë një lloj tymi dhe menjëherë ka lajmëruar shërbimin teknik.
Pyetje: A ka filluar tymi nga ndonjë aparat aty apo?
Duke punuar në një aparat ka vërejtur tymin dhe zhurmën dhe menjëherë e ka vërejtur se diçka po digjet dhe ka alarmuar shërbimin teknik dhe pastaj mua. Diku për 5, 7 minuta ne mbërritëm, por besoni se ne kur mbërritëm gjithçka kishte mbaruar. D.m.th i gjithë rasti ka ndodhur, flas për sa i përket shpëtimit të pacientëve të cilët janë shpëtuar dhe ata që kanë ndërruar jetë ka qenë diku 3 minuta. Zjarrfikësit erdhën në kohë, erdhën as për 5 minuta por mund ta paramendoni se çfarë ka ndodhur.


















