Connect with us

Sport

Gazetari Arlind Sadiku do të jetë tani e tutje pjesë e Artmotion

Publikuar

Gazetari i njohur sportiv dhe komentatori, Arlind Sadiku do të vazhdon punën në platformën Artmotion.

Sadiku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se tani e tutje do ta ketë përgjegjësinë e drejtorit për futboll në Artmotion, përcjell Klankosova.tv.

Postimi i plotë i Sadikut:

“Të dashur miq,

Zërin tim tani e tutje do ta dëgjoni në Artmotion.

Jam shumë i kënaqur që do të bashkëpunoj me një platformë që sportin vendor dhe ndërkombëtar e vlerëson lartë.

Nga sot kam marrë përgjegjësinë e drejtorit për futboll në Artmotion. Tërë kapacitetin dhe eksperiencën time do ta ofrojë për ta quar këtë projekt përpara.  Artmotion, tjetër nivel!”, ka shkruar Sadiku.

Sadiku më parë ishte komentator i ndeshjeve të futbollit në Digitalb.

NA NDIQ NË FACEBOOK