Lajme
Fushata nis/ Partitë politike zotohen se do t’i respektojnë masat në fuqi

Partitë politike po zotohen se do ti rrespektojnë masat në fuqi anti kovid gjatë tubimeve.
BDI e ka dëshmuar edhe më herët që në kontinuitet u përmbahet protokolleve anti-covid, marrë parasysh faktin që edhe në të kaluarën, edhe në organizimin e evenimenteve të ndryshme në bazë të protokolleve të cilat janë të propozuara nga ana e KSI dhe të miratuara nga ana e Qeverisë, pra çdo herë u jemi përmbajtur po të njëjtave dhe bëjmë thirrje që edhe partitë politike të tjera tu përmbahen rregullave, me të vetmin qëllim që të mbrojmë shëndetin e qytetarëve, tha Kreshnik Bekteshi nga BDI.
Fushata jonë do të jetë pozitive, afirmative dhe me nivel të lartë të respektit ndaj oponentëve politikë, poashtu duke patur parasysh se jemi në situatë të pandemisë Covid-19, të gjitha aktivitetet tona do të jenë në përputhje të plotë të masave shëndetësore dhe respektimin e plotë të masave shëndetësore, tha Arjanit Hoxha nga BESA.



















