Connect with us

Sport

Fusha sportive në Bregun e Diellit “mbulohet” me fanellën e Fadil Vokrrit (FOTO)

Published

on

Fusha sportive në lagjen “Bregu i Diellit” ka marrë pamje krejt tjetër.

Kjo fushë është mbuluar me ngjyrat e fanellës së legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.

Lajmi u bë i ditur nga djali i tij Gramozi i cili tha se është mahnitur me këtë punim artistik për të cilin shpreson që do të frymëzojë gjeneratat e reja drejt sportit.

“Sot me ftesë të Drejtorisë së Sportit në Prishtinë, me Drejtorin Fitim Rexha, Koordinatorin për sport Kushtrim Mushica ishim në lagjen bregu i diellit, te fusha e lagjes. Isha i mahnitur me këtë punim artistik të fushës, i cili e nderon figurën e Fadil Vokrrit. Me shpresën që projekte të tilla të frymezojnë gjeneratat e reja në drejtim të sportit në përgjithësi”, ka shkruar ai.

Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Sportit e komunës së Prishtinës.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com