Lajme
FRASH-Tetovë: Teuta Arifi të mbajë larg duart nga keqpërdorimi i Këshillit Rinor Lokal

Rinia në Tetovë po përballet me problematika të mëdha në shekullin 21. Rinia e Tetovës nuk ka shpresë, shpresa e tyre është mërgimi drejt perëndimit. Shpresën e rinisë për katër vite e ka shuar ende më shumë kryetarja aktuale e Tetovës Teuta Arifi e cila me politikat e saja ka keqpërdorur çdo institucion, duke mos i lënë hapësirë të riut tetovar të zhvillohet dhe shpresën të gjejë në vendin e vet.
Sot përsëri Teuta Arifi ka keqpërdorur fushatën zgjedhore, duke bërë promovimin e Qendrës Rinore në kohë fushate dhe duke keqpërdorur në fushatë zgjedhore Këshillin Rinor Lokal, i cili është formuar në kuadër të misionit të OSBE-së në Shkup dhe i njëjti nuk guxon të politizohet nga askush! Këtë politizim të këtij institucioni sot e bëri znj. Arifi, duke treguar edhe një herë që të rinjtë në Komunën e Tetovës për gjatë këtyre katër viteve janë përballur me politizim të skajshëm të institucioneve duke iu pamundësuar atyre që janë jashtë ekipit të Teuta Arifit të gjejnë vendin e duhur në institucionet lokale.
Ne kërkojmë që misioni i OSBE-së në Shkup të shqyrtoj promovimin e Qendrës Rinore dhe politizimit të Këshillit Rinor në kohën e fushatës zgjedhore. Ky politizim i një institucioni rinor tregon qartë që Këshilli Rinor Lokal është në përdorim të Teuta Arifit sipas direktivave të saja dhe jo sipas politikës rinore të paraparë në kuadër të OSBE-së.
Andaj, e nderuar rini e Tetovës, tash është koha që me 17 Tetor të dënojmë së bashku politizimin e institucioneve rinore, ti çlirojmë ato nga kthetrat e keqpolitikës dhe keqmenaxhimit të Teuta Arifit dhe ekipës së saj, si dhe të kthejmë shpresën në Tetovë, në një qytet të mbushur plot me rini ashtu siç e duam të gjithë!- thuhen në Reagimin e Forumit Rinor i Aleancës për Shqiptarët – Tetovë./in7.tv/
REAGIM: Teuta Arifi të mbajë larg duart nga keqpërdorimi i Këshillit Rinor Lokal, OSBE të shqyrtoj promovimin në kohën e fushatës zgjedhore!Të nderuar,Rinia në Tetovë po përballet me problematika të mëdha në shekullin 21. Rinia e Tetovës nuk ka shpresë, shpresa e tyre është mërgimi drejt perëndimit. Shpresën e rinisë për katër vite e ka shuar ende më shumë kryetarja aktuale e Tetovës Teuta Arifi e cila me politikat e saja ka keqpërdorur çdo institucion, duke mos i lënë hapësirë të riut tetovar të zhvillohet dhe shpresën të gjejë në vendin e vet.Sot përsëri Teuta Arifi ka keqpërdorur fushatën zgjedhore, duke bërë promovimin e Qendrës Rinore në kohë fushate dhe duke keqpërdorur në fushatë zgjedhore Këshillin Rinor Lokal, i cili është formuar në kuadër të misionit të OSBE-së në Shkup dhe i njëjti nuk guxon të politizohet nga askush! Këtë politizim të këtij institucioni sot e bëri znj. Arifi, duke treguar edhe një herë që të rinjtë në Komunën e Tetovës për gjatë këtyre katër viteve janë përballur me politizim të skajshëm të institucioneve duke iu pamundësuar atyre që janë jashtë ekipit të Teuta Arifit të gjejnë vendin e duhur në institucionet lokale. Ne kërkojmë që misioni i OSBE-së në Shkup të shqyrtoj promovimin e Qendrës Rinore dhe politizimit të Këshillit Rinor në kohën e fushatës zgjedhore. Ky politizim i një institucioni rinor tregon qartë që Këshilli Rinor Lokal është në përdorim të Teuta Arifit sipas direktivave të saja dhe jo sipas politikës rinore të paraparë në kuadër të OSBE-së. Andaj, e nderuar rini e Tetovës, tash është koha që me 17 Tetor të dënojmë së bashku politizimin e institucioneve rinore, ti çlirojmë ato nga kthetrat e keqpolitikës dhe keqmenaxhimit të Teuta Arifit dhe ekipës së saj, si dhe të kthejmë shpresën në Tetovë, në një qytet të mbushur plot me rini ashtu siç e duam të gjithë! Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët – Tetovë
















