Connect with us

Lajme

FOTO/ Shoqërohet nga policia aktivisti i njohur Kreshnik Osmani

Publikuar

Ndalohet nga Policia e Tiranës, Kreshnik Osmani, kryetar i partisë Atdheu.

Mësohet se Osmani është shoqëruar nga policia te komisariati nr 1 në Tiranë, ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë ndalim të një prej aktivistëve, që ka kundërshtuar që nga nisja e pandemisë, kufizimet e vendosura nga Qeveria, mbajtjen e maskave me detyrim, apo edhe vaksinat e detyrueshme.

Foto e mëposhtme tregon momentet e shoqërimit të Osmanit nga një patrullë policia.

Ndërkohë në një postim të pak minutave më parë, Kreshnik Osmani, përmes rrjeteve sociale njofton se ndodhet në ambientet e Komisariatit nr 1 në Tiranë, bashkë me avokatin Altin Goxhaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK