Connect with us

Lajme

Forcuam rolin e gruas në MPJ, emëruam ambasadore

Publikuar

më

Sot filloi konferenca dyditore për promovimin e barazisë gjinore “Gratë në politikën e jashtme”, të cilën për herë të parë e organizon Ministria e Punëve të Jashtme, me iniciativë të zëvendësministres së Punëve të Jashtme Fatmire Isaki, nën kujdesin e Zonjës së parë Elizabeta Gjorgjievska.

Konferencën e hapi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili në paraqitjen e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e forcimit të rolit të gruas në politikën e jashtme, si dhe në sigurimin e rritjes së përfaqësimit të grave në proceset vendimmarrëse në vend. Promovimi i barazisë gjinore është në një linjë me synimet e Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm si dhe me zotimet e OSBE-së, me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut do të kryesojë në vitin 2023.

“Në përputhje me zotimet shtetërore dhe ndërkombëtare, Ministria e Punëve të Jashtme mori përsipër detyrën për të forcuar rolin e gruas në politikën e jashtme dhe për të ngritur zërin për barazi gjinore. Në këtë drejtim, Ministria tanimë ka realizuar aktivitete, siç është emërimi i grave ambasadore nga radhët e profesionalistëve të Ministrisë, përfshirja e barazisë gjinore në projekt-ligjin e ri të punëve të jashtme dhe ngjashëm. Në këtë linjë është edhe organizimi i konferencës së sotme e cila duhet të shndërrohet në event vjetor, e cila do të shkaktojë organizimin e eventeve të tjera më të vogla, siç janë punëtoritë tematike, seminaret, tryezat e rrumbullakëta, krijimi i rrjeteve dhe i platformave të bashkëpunimit, etj. të cilët do të zhvillohen gjatë vitit” – theksoi Osmani.

Në panelin e parë “A mund ta ndryshojnë botën gratë e politikës së jashtme?”, paraqitje kishin Zonja e parë Elizabeta Gjorgjievska, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Fatmire Isaki, ndërsa në mënyrë virtuale morën pjesë edhe Ambasadorja holandeze për të drejtat e njeriut – Marriet Schurman, Kryetarja e “Femmes et Diplomatie” – Donnatienne Hissard dhe Alicia Herbet, Drejtore për Arsim, Gjini dhe Barazi në FCDO dhe e dërguar speciale për barazi gjinore në Kombet e Bashkuara.

Në kuadër të konferencës do të miratohet një deklaratë e përbashkët, me të cilën do të krijohet rrjeti i grave diplomate nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Maqedoni1 hour ago

Përmbysje në kulturë: Gjykata Kushtetuese shfuqizon Marrëveshjen Kolektive, pagat duhet të rregullohen deri më 1 prill!

Shqipëri2 hours ago

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Lajme3 hours ago

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Maqedoni4 hours ago

Bllokohet rruga Ohër–Shkup te Botuni: Rrëzohet pema, një veturë del nga rruga, lëndohet një person

Shqipëri4 hours ago

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Lajme5 hours ago

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Maqedoni6 hours ago

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Shqipëri7 hours ago

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Lajme8 hours ago

Mexhiti: Në Spitalin e Tetovës u punësuan 160 shqiptarë, 2 maqedonas, në ministrinë e Ekologjisë 30 shqiptarë, asnjë maqedonas

Lajme9 hours ago

Ali Ahmeti në Bern, në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin

Maqedoni9 hours ago

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Shqipëri9 hours ago

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

NA NDIQ NË FACEBOOK