Connect with us

Lajme

Florin Besimi për 11 vite ka qenë ushtrues detyre në postin e drejtorit në spitalin e Tetovës

Published

on

Njëmbëdhjetë vjet ka qenë ushtrues detyre si drejtor i spitalit të Tetovës, Dr. Florin Besimi, i cili më 10 shtator 2021 njoftoi në Facebook se është dorëhequr nga ky post, dy ditë pas tragjedisë në Qendrën modulare Covid, në të cilin vdiqën 12 pacientë dhe dy shoqërues të tyre. Ministria e Shëndetësisë thotë se Besimi ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen, shkruan SDK, përcjell Nistori.

Sipas Ligjit për Kujdesin Shëndetësor, u.d. drejtori mund të jetë në detyrë deri për 6 muaj, ndërsa bordi drejtues i spitalit është i detyruar të shpallë njoftim për zgjedhjen e drejtorit të ri, i cili emërohet nga ministri i shëndetësisë me rekomandimin e Këshillit shëndetësor. Duhet të plotësohen disa kritere për pozicionin e drejtorit të një institucioni shëndetësor publik. Spitali në Tetovë si spital klinik dhe qendër rajonale e lidhur me Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë është e rangut më të lartë në sistemin e shëndetit publik.

NA NDIQ NË FACEBOOK