Connect with us

Lajme

Familjarët janë lejuar të hyjnë në spitalin modular me certifikatë vaksinimi

Publikuar

“Si dhe sa shoqërues kanë qenë në spitalin modular, fillimsht do të bëjmë analizë e cila do të fillojë nesër nga ana Inspektoratit Sanitar Shëndetësor. Deri tash e dijmë që dy persona kanë qenë në vizitë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp.

Filipçe më tej theksoi se vizitat për pacientët me Covid përgjithësisht janë të ndaluara kudo, mirëpo ai ka marrë informata se me certifikat për vaksinim, familjarët janë lejuar të vizitojnë pacientët, por jo t’i ruajnë.

“Kjo është di­çka që e shohim gjithmonë në spitalet tona, ndërsa nga përvoja personale e di që është e rëndë për tu menaxhuar”, tha më tej Filipçe. /SHENJA/