Connect with us

Sport

Falcao përfundon te Vallecano

Publikuar

Ylli kolumbian, Radamel Falcao, është transferuar te klubi spanjoll, Rayo Vallecano.

Ish-lojtari i Manchester United-it e Chelsea-s e përfundoi kontratën me Galatasaray-n me pëlqim të dyanshëm.

35 vjeçari është përfoluar që një kohë që do të kthehet të luajë në Spanjë ku më parë kishte luajtur për Atletico Madridin.

Lajmin për transferimin e tij e ka konfirmuar edhe Vallecano i sapokthyer në La Liga, përmes një njoftimi në mediat sociale.

NA NDIQ NË FACEBOOK