Connect with us

Shqipëri

Emrat/ Komisionet Hetimore, ja 3 emrat e propozuar nga Basha për ti kryesuar

Publikuar

Kreu demokrat Lulzim Basha u shpreh sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD se është emergjente ngritja e 3 komisioneve hetimore parlamentare. Sipas Bashës, këto komisioneve do të hetojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit, çështjen Beccheti dhe Inceneratorët.

Komisioni për masakrën zgjedhore pritet të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, ai për çështjen Beccheti pritet të drejtohet nga Gazment Bardhi, ndërsa ai për Inceneratorët nga Jorida Tabaku.

Gjithashtu burimet brenda selisë blu bëjnë me dije se pritet që të formohen grupet që do të diskutojnë për ribërjen e reformës territoriale, asaj kushtetuese dhe zgjedhore. Basha ka kërkuar që të ngrihen 3 komisione të rëndësishme hetimore.

Porositë e kreut demokrat

1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.

3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK