Connect with us

Sport

Ekipi i Spanjës niset për në Kosovë, nuk përmendet emri i vendit tonë

Publikuar

Kombëtarja e Spanjës në futboll është nisur për të ardhur në Kosovë.

Më 8 shtator Kosova do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Spanjës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Qatar 2022”.

Në njoftimin e “Furisë së kuqe” thuhet se ata janë nisur për në Prishtinë pa e përmendur emrin e vendit tonë.

“Nisemi për Prishtinë, për t’u rikthyer me tri pikët”.