Connect with us

Lajme

Ejup Jakupi i prin listës për këshilltarë në Komunën e Likovës nga radhët e koalicioni ASH/AA

Publikuar

Njoftim nga ASH – AAA Likovë

Në komunën tonë është dëshmuar që kemi nevojë për një mendësi të re politike, koncept ndryshe nga politikat aktuale ku për fokus do të ketë përmirësimin e jetës së qytetarit.

Mendësia e re duhet të paraqitet me figura të reja dhe njerëz të përgatitur intelektualisht e me moral të lartë, gjë të cilën e kanë dëshmuar dy subjektet politike Aleanca për Shqiptarët & Alternativa.

Duke u nisur nga ky parim, bartës i listës sonë fituese do të jetë Ejup Jakupi, i diplomuar në shkencat kompjuterike, aktivist i devotshëm dhe njeri me vlera të larta.

Na priftë e mbara .

NA NDIQ NË FACEBOOK