Kosovë
E rëndë: Vdes edhe një 26 vjeçare nga Covid-19, pasi lindi fëmijën

Një 26 vjeçare nga Vitia e Kosovës ka vdekur pas infektimit me COVID-19. Ajo ishte shtatzënë dhe kishte lindur para disa ditëve.
Por pas lindjes, të cilën e kishte kryer me operacion, ajo ishte transferuar për në intensivë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Spahija ka treguar se pacientja kishte rezultuar pozitiv me virus më 3 gusht të këtij viti.
“Gruaja ka vdek sot ka ora 02.30. Ajo është sjellë në gjendje shumë të rëndë me datë 2 shtator pas intervenimit kirurgjik cezarian, pacientën e kanë transferuar në intensivë. Gjendja ka qenë shumë e rëndë, përpos dështimit të funksionit të mushkërive edhe të organeve. Është kryer lindja me intervenimin kirurgjik, prej sallës është sjell në intensivë”, ka thënë ai.



















