Ndryshe
E bujshme! Pas 32 vitesh zbulohen detaje të reja. A e vrau ish-e dashura futbollistin e njohur italian?

Drejtësia vonon, por nuk harron.
Ish e dashura e futbollistit italian, i cili humbi jetën 32 vite më parë në një aksident rrugor, akuzohet se e ka vrarë atë me paramendim.
Fillimisht besohej se ishte një vdekje aksidentale, pasi mendohej se futbollisti u përplas me një kamion në Kalabri, shkruan Klix.
32 vjet pas vdekjes së tij, ish e dashura Isabella dhe shoferi i kamionit, Rafel Pisano akuzohen për vrasje.
Mediet italiane njoftojnë se ish e dashura e Donato Bergamini do të dalë në gjyq, për të përcaktuar nëse më 18 nëntor 1989 futbollisti Donato Bergamini u vra në aksident rrugor, apo nga ish e dashura.






















