Connect with us

Kosovë

Dy ditë prindërit nuk kishin arritur ta kontaktonin Merigonën, më pas morën lajmin se ajo ka vdekur

Published

on

Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka treguar detaje tjera që lidhen me historinë tragjikë të 18 vjeçares nga Ferizaj.

Në emisionin Frontal në T7, Rexhepi ka treguar se familja kishin humbur kontaktin me Marigonën dy ditë para se të marrin lajmin për vdekjen e saj.

“Deri dy ditë para natës kritike ka mbajt një kontakt, pas asaj telefoni i saj nuk ka pasur qasje”, tregon Rexhepi.

Por familja nuk e kishin menduar më të keqen pasi edhe një herë tjetër Margona dhe bashkëshorti i saj kishin pasur një situatë të ngjashme.

“Këta edhe një herë tjetër e kanë pasur një situatë kur ata kanë qenë në Shëngjin dhe nuk kanë pasur konkat me vajzën. Por prindi ka shku në Shëngjin, janë taku me vajzën dhe Dardanin dhe deri në ato momente nuk është vërejt ndonjë shqetësim vetëm është vërejte ramje e peshës të vajza”, ka thënë Rexhepi në Frontal.