Connect with us

Lajme

Dr.Fisnik Ferati zgjidhet shef i shtabit komunal të ASH-AAA në Tetovë

Publikuar

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë sonte e konsolidoi Shtabin komunal në Tetovë, ku shef shtabi u zgjodh Dr. Fisnik Ferati, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, përcjell in7

Po ashtu, u formua edhe ekipi për çështje juridike, ekipi lokal për marrëdhënie me opinionin, si dhe u autorizua formimi i shtabeve vendore.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe shefi i shtabit qendror, Remzi Mehmedi, i cili foli për përgatitjet për fillimin e fushatës në Tetovë, kandidati për kryetar, Vullnet Murseli, bartësi i listës së këshilltarëve, Muzafer Etemi, si dhe kandidatët për këshilltarë komunalë.

Në këtë takim u theksua rëndësia për fitoren në Komunën e Tetovës, e cila fitore do ta sjellë ndryshimin më se të nevojshëm në qytetin universitar që për një dekadë është degraduar si nga pushteti qendror, ashtu dhe nga pushteti lokal.

NA NDIQ NË FACEBOOK