Connect with us

Lajme

Tragjedia në Tetovë/ Dorëhiqet edhe Artan Etemi

Publikuar

Drejtori ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës, Artan Etemi ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë në Qendrën Kovid.

Njoftimi i plotë i tij:

Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral. Qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona. Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave.

Artan Etemi
10.09.2021
Tetovë

NA NDIQ NË FACEBOOK