Connect with us

Sport

Do të provojmë të befasojmë Spanjën

Publikuar

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes tha se do të jetë një ndeshje mjaftë e vështirë kundër Spanjës, njofton Klankosova.tv.

Tutje Challandes theksoi se e njohim mënyrën e lojës të Spanjës, dhe do të përpiqemi që ta befasojmë njëjtë sikur Suedia.

“Është një ndeshje mjaftë e vështirë, mbase nëse do të varej prej meje, do t’i kërkoja FIFA-s që me Spanjën në grupe mos të përballeshim asnjëherë me të”.

“Ta lëmë shakanë anash, Spanja është një kundërshtar mjaftë i vështirë, që bazohet në dy komponentë, që e bëjnë të pamundshme kundërshtari të luajë në posedim, por megjithatë duhet të provojmë”.

“Duhet të shohim rastin e Suedisë, që pavarësisht që nuk e kishte posedimin e topit, në fund të ndeshjes i morën tre pikët kundër Spanjës”.

Challandes foli edhe për mungesat që priten që do të jenë kundër Spanjës.

“Përsa i përket Visar Bekajt ka rezultuar prapë pozitiv në testin e sotëm, ndërsa sa i përket Valon Berishës dhe Elbasan Rashanit, do t’i shohim në stërvitjen e fundit tani, se a do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme”.

“Nuk do të jetë e lehtë pa Besar Halimin dhe Lirim Kastratin, të cilët do të jenë të suspenduar”.

Kosova përballet me Spanjën nesër në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

NA NDIQ NË FACEBOOK