Connect with us

Lajme

Diaspora shqiptare fton Haraçinasit të mbështesin Naim Sinanin nga Aleanca për Shqiptarët

Publikuar

Unë Lutfi Rramani për disa vite jetoj dhe veproj në Austri, më sakt në Wels.
Nuk jam marrë ndonjëher me politikë më parë,por nga viti 2018 jam aktivizuar në Aleancën për Shqiptarët. Jam edhe përgjegjës dhe përfaqësues i ASH për Wels dhe Linc.
Në ciklet e kaluara zgjedhore me shumë shokë jemi angazhuar dhe kemi punuar shumë,kjo rezultoi me fitore të Aleancës në zgjedhjet presidenciale dhe Parlamentare në 2020, në Komunën e Haraçinës dolëm parti e parë dhe fituese e zgjedhjeve.
Tani kur jemi në prag të fushatës për zgjedhjet lokale,unë gjindem në Austri por kontributi dhe puna jonë me shumë shokë nuk mungon.
Un do të jem pran jush në Haraçinën time për të votuar dhe ju bëj apel të gjithë shokëve,miq,familjarë por edhe të gjithë Haraçinasve që të punojnë dhe të japin maksimumin për fitoren e Aleancës në Komunën e Haraçinës. Unë me disa shokë do të jemi aty më 15 tetorë për të ndihmuar fitoren.

Ne jemi ndryshimi,qeverisja jonë ndryshe është dëshmuar. Tani e ka radhën Haraçina të qeveriset SHQIP nga Aleanca për Shqiptarët dhe jam shumë I sigurtë se këtë do ta arrijmë të gjithë bashkë më 17 tetorë.
Votoni Aleancën për Shqiptarët..
Votoni për Naim Sinanin
Rrethoni numrin 6
Na priftë e mbara, dalshim faqebardhë dhe fitimtarë.

Lutfi Rramani-Wels Austri
24 shtator 2021/in7.tv/

Diaspora shqiptare fton Haraçinasit të mbështesin Naim Sinanin nga Aleanca për Shqiptarët

NA NDIQ NË FACEBOOK