Lajme
Destani shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave: U dhashtë Zoti forcë!

Sipërmarrësi Lazim Destani ka reaguar së fundmi për tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë.
Destani i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, teksa i ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarëve që mbetën të plagosur nga zjarri që përfshiu spitalin e Covidit.
“Hidhërim i jashtëzakonshëm nga tragjedia që mbrëmë i gjeti bashkëqytetarët e mi!
Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave. Të ndjerit u prehshin në paqe, familjeve u dhëntë Zoti forcë e durim për përballimin e dhembjes, ndërsa uroj shërim të shpejtë për të lënduarit!
Gjithnjë pranë bashkëvendësve të mi!”, shkruan ai.

















