Connect with us

Lajme

Covid-19 në Shqipëri, 3 humbje jete dhe 896 raste të reja. Harta dhe situata në spitale

Publikuar

Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientët që humbën jetën janë një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë nga 4228 testime të realizuara janë evidentuar 896 raste të reja, ndërsa janë shëruar 518 pacientë.

Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 83 raste në Shkodër, 82 raste në Vlorë, 72 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 49 raste në Kavajë, 42 raste në Lushnje, 32 raste në Lezhë, 27 raste në Elbasan, 21 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë, 6 raste Vau i Dejës, Memaliaj, Pogradec, Berat, 5 raste në Peqin, Gramsh, 4 raste në Fushë-Arrëz, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, 3 raste në Kukës, Has, Dibër, Patos, Divjakë, Mallakastër, Korçë, Devoll, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Klos, Konispol, Libohovë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Aktualisht në vend janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19, nga të cilët 4375 janë në Tiranë.

Statistika (05 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       896 
Të shëruar në 24 orë      518
Të shtruar në spitale       132
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 4,228

Testime totale            1,076,983
Raste pozitive             150,997
Raste të shëruara       136,479
Raste Aktive                 12,003
Humbje jete                   2,515

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4375
Shkodër          1999
Durrës             1025
Vlorë               896
Fier                  860
Lezhë              778
Elbasan           605
Berat               421
Korçë               307
Gjirokastër      299
Kukës              232
Dibër                206

NA NDIQ NË FACEBOOK