Connect with us

Religjion

Cili është qëllimi i jetës?

Publikuar

më

Kur profesori përfundoi ligjëratën, si rëndom tha: – a ka pyetje?
Një student ngriti dorën: – Profesor, cili është qëllimi i jetës?

Studentët tjerë filluan ta përqeshnin në këtë pyetje. Pasi u mendua pak, profesori tha:
– Do të përgjigjem.
Mori nga xhepi portofolin dhe nga ai nxori një copëz të pasqyrës dhe filloi tregimin e tij:
– Isha fëmijë gjatë luftës. Një ditë, në rrugë vërejta copëza të një pasqyre që dikush e kishte thyer. Meqë nuk kisha lodra, e mora copëzën e pasqyrës dhe fillova të luaja me të. Duke luajtur, së shpejti kuptova që me anë të kësaj copëze mund ta drejtoja dritën e diellit në vende dhe kënde ku dielli asnjëherë nuk mund të depërtonte: në gropat e thella, hapësirat e errëta, në anët e veriut të ndërtesave. Kur u rrita dhe u bëra burrë, kuptova që ajo copëz nuk ishte vetëm lojë, por metaforë e asaj që mund të bëja gjatë jetës. Kuptova se edhe unë mund të jem një pjesë e një pasqyre të cilën nuk e njoh në tërësi në madhësinë e saj të vërtetë. Por, me atë që kam dhe mendoj që jam, mund të sjell së paku pak dritë të vërtetës, kuptimit, mirësisë dhe butësisë në këndet e errëta dhe të fshehta të zemrës dhe ndoshta të ndryshoj diçka tek njeriu, zemra e të cilit është e errët dhe e ftohtë.
Nëse njerëzit e tjerë e vërejnë dhe e kuptojnë këtë, ndoshta do të përpiqen që njësoj të sjellin dritë aty ku nuk ka.
Ja, ky për mua është kuptimi i jetës dhe për këtë ende e ruaj copëzën e pasqyrës në portofol.
Kurdo që e hap portofolin dhe të hollat, më përkujtojnë në dashurinë ndaj pasurisë materiale, e shoh edhe copëzën e pasqyrës e cila më kujton kuptimin e jetës, të cilin të hollat shumë shpesh e fshehin.

“Njerëzit më të mirë janë ata që u shërbejnë (më së shumti) njerëzve.” (Hadith)

Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi /islamgjakova/

Lajme20 minutes ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri23 minutes ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme1 hour ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme1 hour ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme2 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë2 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme3 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni3 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni3 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë3 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

Kosovë3 hours ago

Zemaj sfidon shifrat e Kurtit për 171 mjekët e kthyer: Sa prej tyre u punësuan në spitalet publike?

Sport3 hours ago

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

NA NDIQ NË FACEBOOK