Sport
Braithwaite pritet t’i mungojë Barcelonës deri në katër muaj

Martin Braithwaite do të mungojë deri në katër muaj, si pasojë e lëndimit që e pësoi në fitoren e fundit të Barcelonës ndaj Getafes.
Testet mjekësore të dielën treguan ashpërsinë e dëmtimit të tij në gju dhe Barcelona do të marrë një vendim përfundimtar se si do të trajtohet lojtari, pa përjashtuar operacionin.
Sipas gazetarit Gerard Romero, sulmuesi danez po vuan nga problemet në kërcin e gjurit të tij dhe mund të jetë jashtë për tre deri në katër muaj, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Ai është lojtari i fundit I dëmtuar i Ronald Koeman, pas Ousmane Dembeles, Sergio Agueros dhe Ansu Fatit.




















