Lajme
Braçe gjen ‘qetësinë’ pas largimit nga qeveria, ja çfarë poston ish-zv.kryeministri (FOTO)

Erion Braçe, një prej socialistëve me të vjetër ende aktiv në politike, nuk u zgjodh zv.kryeministër i Shqipërisë.
Në fakt një gjë e tillë u paralajmërua nga vetë ai disa ditë më parë, pasi njoftoi dorëheqjen para se të prezantohej kabineti i ri.
Tashmë vetëm anëtar i kryesisë, “zhveshjen” nga postet drejtuese ish-zv/ kryeministri duket se po e përjeton me qetësi. Ai ka postuar disa foto në rrjetet sociale duke shkruar “qetësi”, ndërsa në sfond duket perëndimi i diellit.
Postin e zv.kryeministrit, Edi Rama ia besoi Arben Ahmetajt./Gazeta SHQIP





















