Connect with us

Lajme

BFI me fotografi prononcohet për të shtënat me armë në Medresenë në Tetovë

Publikuar

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj informacioneve se të shtëna me armë ka pasur në drejtim të objektit të Medresësës “Isa Beu” në Tetovë.

“Sipas informatës së Drejtorit të Medresesë Isa Beu, prof. Ibrashim ef. Idrizi, nga plumbat janë dëmtuar disa dritaret në katin e para dhe të dytë, gjegjësisht dritaret e korridorit. Edhe policia e Tetovës e ka konfirmuar këtë incident”, thonë nga BFI.

Këtij reagimi ia kanë bashkëngjitur edhe fotografinë e më poshtme.

Të hënën më 20-shtator, autorë të panjohur, me armë zjarri kanë dëmtuar disa dritare të ndërtesës së Medresenë “Isa Beu” e cila ndodhet në rrugën “Probishtipska” në Tetovë.

NA NDIQ NË FACEBOOK