Lajme
Besimi: Realizuam një premtim të madh, më shumë para për komunat tona

Bashkimi Demokratik për Integrim duke u nisur nga parimi i pushtetit më afër qytetarëve është garancë e demokratizimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, BDI do të vazhdojë fuqimisht të përkushtohet në avancimin e decentralizimit të pushtetit nga niveli qendror në atë lokal sidomos nga aspekti i decentralizimit dhe konsolidimit fiskal, deklaroi Fatmir Besimi nga BDI në konferencën e sotme për shtyp.
“Rritet pjesa e shpërndarjes së TVSH për komunat nga 4.5% në 6%, gjithashtu rritet pjesa e shpëndarjes së tatimit personal nga 3% në 6% për komunat”, nënvizoi Besimi.
Sipas tij, do të themelohet Fondi i performancës ku komunat që menaxhojnë suksesshëm me të hyrat e buxhetit komunal do të shpërblehen.
Themelohet Fondi i barazimit ku komunat që janë më pak të zhvilluara dhe kanë më pak resurse do të marrin më tepër mjete financiare.
“Do të ndryshojmë metodologjinë e shpërndarjes së TVSH për komunat duke rritur kriterin për krye banori. Gjithashtu do të rishikohen dhe ndryshojnë metodologjitë e shpërnadrjes së dotacioneve tjera nga pushteti qendror në atë lokal në drejtim të shpërndarrjes së drejtë dhe fer.
Komunat me borxhe të ngarkuara do të kenë mundësi të shlyejnë duke shfrytëzuar flet obligacione nga niveli qendror me afat 10 vjeçar për të kthyer borxhin.
















