Lajme
Bërnjancë/ Shkolla, tensionon situatën mes banorëve (VIDEO)

Nxënësit shqiptar në fshatin Bërnjancë vazhduan me protesta para shkollës Kërste Misirkov në këtë fshat, duke kërkuar që edhe ata ashtu si edhe bashkëmoshatarët e tyre maqedonas të mësojnë në të njejtën shkollë. Por sderisa mbahej protesta afër shkollës erdhën edhe prindërit që kishin fëmijët në shkollë dhe u shprehën kundër që fëmijët shqiptar të mësojnë në shkollë, pasi ndihen të kërcënuar, raporton TVM2
“Çdo natë ne jemi në stres, unë duhet ta ruaj fëmijën tim pasi këtu në qendër të fshatit ne duhet të merremi me policinë, a jeni të vetëdijshëm se fëmijëse tonë i është vendosur thikë në fyt”, tha një banore maqedonase.
Banorët shqiptar thonë se fëmijtë e tyre do të vazhdojnë bojkotin e mësimit dhe protestat.
“Ja unë sot nuk i kam dërguar në shkollë dhe nuk do ti dërgoj në Haraçinë pasi këtu neve na takon, dersia të zgjidhet problem ne do të jemi çdo ditë këtu”.
“Prostenën e kemi lajmëruar në police dhe përderisa të na gjejnë zgjidhje ne do të vazhdojmë, sepse ky problem është 2/3 vite”.
“Bash at personin që ia kam blerë vendin pikërisht ai ka dalur në protestë për të bë protestë. Të drejtat janë të barbarata, sikur që janë ato edhe ne jemi këtu”.
Komuna e Gazibabës deri tani nuk ka ofruar zgjidhje për këtë problem ndërsa TVM2 kontaktoi edhe MASH nëse kjo e fundit ka ndërmarë diçka në lidhje me gjetjen e një zgjidhe, por nga atje përmes telefonit na u përgjigjen se pasi të njoftohen me detajet e problemit në fjalë do të përgjigjen për media.


















