Connect with us

Sport

Bernardeschi gjobitet pasi kishte punonjës pa dokumente në resortin e tij

Publikuar

Anësori i Juventusit, Federico Bernardeschi, është dënuar me një gjobë të rëndë pasi policia lokale gjeti11 punëtorë ilegalë në resortin e tij në plazhin Marina di Carrara.

Ylli i Bianconerëve i është dhënë një gjobë prej mbi 40 mijë eurosh dhe aktiviteti është pezulluar për krijimin e ndejave.

Bernardeschi është pronar i ndërmarrjes dhe policia gjeti 11 punëtorë ilegalë gjatë një prej festivaleve këtë verë.

Inspektorët lokalë gjetën 16 punëtorë në vend, nga të cilët vetëm pesë kishin një kontratë të rregullt.