Shqipëri
Berisha sulmon ashpër Bashën :Pengu s’është kurrë vetja,thotë atë që i diktojnë padronët

Sali Berisha edhe në ‘Foltoren’ e mbajtur ditën e sotme nga Durrësi sërish ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa e ka konsideruar atë një peng pa liri.
“Foltorja nuk ka asgjë në përpjekje të Berishës për të mbrojtur identitetin e tij, sepse ju e dini shumë mirë që Berisha e ka mbrojtur identitetin e tij.
Foltorja ka një qëndrim madhor që kurrë ndonjherë të mos mund të mendoj ndonje njeri të marr peng kete parti dhe ju, te mos vendos mbi emrin tuja dhe të shkelmoj me ju.
S’ka të bëj asgjë midis meje dhe kryetarit, kjo ka të bëj me kryetarin që është peng duke fyer mua dhe ju te gjithë demokratët. Del një ditë dhe u thotë shqiptarëve “vendosa unë” e më vonë u thotë “ Jo jo nuk mund të mbiledheni në Kuvend dhe të votoni në Referendum” .
Ai është njëri i shkolluar dhe e di që askush nuk shkelmon mbi ju , por ai është peng dhe pengu nuk është kurrë vetja e tij, e ka humbur lirinë dhe u thotë ju atë që i diktojnë padronët e tij.”- u shpreh Berisha për Bashën./Opinion.al
















