Connect with us

Shqipëri

Berisha bashkon PD e Korçës, ish drejtuesit e degës reagojnë : Berisha i mirëpritur, Basha të dorëhiqet

Publikuar

Ish drejtuesit e Partisë Demokratike në Korçë, janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

cna lajme politike
  Gjergji Papa

Ish kreu i PD në Korçë, Gjergji Papa ka thënë për CNA.al se doktor Berisha është mirëpritur në Korçë.

Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me të. Besoj se do të vijë në Korçë dhe unë do jem prezent në takimin e tij” ka thënë Papa.

Papa theksoi se do të marrë pjesë në takimin e Berishës në “Foltoren me demokratët”, duke shtuar  se e ka mik Berishën dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

Edhe, Agron Azillari, i cili ka drejtuar PD në Korçë përgjatë viteve  2005 -2009

cna lajme politike
                      Agron Azisllari

kundërshton ashpër vendimin e  Lulzim, ndërsa deklaron për CNA.al se do të marr pjesë në takimin e liderit historic të PD , Sali Berisha, ‘Foltore me demokratët”.

“Jam me lëvizjen e z.Berisha dhe do marr pjesë në takimin që do të organizohet në Korçë. Shkak për të dalë kundër Lulit, është fakti i  vendimmarrjes duke anashkaluar rrugën institucionale, Kryesinë apo Këshillin kombëtar.etj, ka thënë Azillari për CNA.al

Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se shkelja e statutit nga ana e Lulzim Bashës ka qenë e vazhdueshme.

Edhe ish-drejtuesi tjetër i PD në Korçë, Andrea Mano, i cili u dorëhoq pas rezultatit katastrofik të 25 Prillit, tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

                           Andrea Mano

Mendimi im është që Basha duhet të japë dorëhqjen dhe të ikë nga posti i kryetarit”, ka thënë ai.

Qartazi ish-krerët lokalë në Korçë në 16 vitet e fundit janë pozicionuar në krah të Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Në fakt artikulimi i Andrea Manos për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetari i PD, është artikuluar disa kohë më parë kur ky dhe një grup anëtarësh të kryesisë kanë dhënë dorëheqjen duke e lënë degë lokale pa kryetar dhe pa kryesi, pas përplasjeve të shumta që ndodhën në degët lokalë.

CNA.al ka kontaktuar dhe me disa drejtues të tjerë lokalë, anëtarë kryesie, sekretarë dhe nënkryetarë të degës të gjithë kanë thënë se do të jenë prezentë në takimin që do të zhvillojë ish-kryeministri Berisha në Korçë dhe shpresojnë që ky të takim të ndodh sa më shpejt dhe se do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që Berisha do të zhvillojë në të gjithë vendin./CNA.al

Advertisement