Lajme
BDI dhe Aleanca përplasen për protestën në Tetovë

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim dënoi ashpër sjelljen jodemokratike të disa dashakeqësve, të cilët shfrytëzojnë rastin tragjik të Tetovës për qëllime politike dhe shprehën dhunë ndaj personalitetit të një gruaje, nënе, bashkëshorteје, motre, vajze dhe kryetare të Komunës së Tetovës.
Madje Forumi i Gruas i BDI-së i dënoi edhe fjalët fyese të disa protestuesve ndaj zonjës kryetare Teuta Arifi, fyejnë çdo grua që merret me politikë dhe kjo nuk është mirë për demokracinë e një vendi.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë opozitare Alenaca për Shqiptarët.
“Mjaft luajtët viktimën. Koalicioni ASH-AA gjithmonë ka respektuar dhe çmuar dinjitetin dhe rolin e femrës shqiptare. Nga ana tjetër, i gjithë opinioni e din se kush ofendon dhe nënçmon femrat dhe nënat shqiptare. Krimin dhe korrupsionin nuk mund ti fshihni pas të drejtave gjinore dhe viktimizimeve te pabaza. Ju duhet të mbani pergjegjësi për vdekjen e nënave, baballarëve e të rinjëve në spitalin modular në Tetovë.
Protesta e sotme nuk ishte e organizuar nga opozita shqiptare, ndërsa pjesemarrja dhe anëtarëve tanë është e karakterit qytetar dhe përgjegjësisë qytetare, dhe si e tillë duhet trajtuar, si dhe qytetarëve tjerë të Tetovës. Ne nuk jemi BDI që ta hedhim gurrin e ta fshehim dorën. Protesat tona gjithmonë kanë qenë transparente për opinionin dhe të tilla do të mbesin dhe në të ardhmen. Ndërkohë njoftohet se në stacionin policor janë ftuar në bisedë informativë disa nga pjsëtarët e protestës së sotme.
Ju bëjmë thirrje organeve të rendit dhe këtij regjimi hibrid LSDM-BDI që urgjentisht të ndalojë presionet mbi qytetarët. Arsyet për incidentet e sotme le ti kërkojnë tek veprimet e tyre politike, mënyra e qeverisjës së deritanishme , tragjedite e shpeshta dhe tek mënyra e dhunshme e shtypjes së protestave qytetare”- thonë nga ASH./ZYRTARE.net/
















