SKENA
Ata njihen kohë më parë, Alvisa e “Përputhen” hyri në program fal Andit?

Ajo vazhdimisht po merr vëmendje me takimet e saj.
Alvisa, po shkakton madje edhe debate me vajzat e tjera, veçanërisht me Adën të cilat po zgjedhin djemtë e njëjtë për dalje në takime, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, së fundmi po qarkullon një video teksa konkurrentja e programit po shihet në shoqëri të Andi Shehut.
Shiko videon: KËTU
Ish-konkurrenti i “Përputhen”, sipas faqes në Instagram, “Demaskojmë Përputhasit” ka publikuar një video të Alvisës me Andin ku thuhet se ky i fundit ka marrë në një reklamë Alvisën.
“Alvisa ne reklamën qe ka bere Andi para 1 viti.. , C’mendim keni ?? A te jete frymezuar Alvisa nga hyrja e Andit ne perputhen nga gjithe ajo fame dhe followersa qe mori per ti pasur edhe ajo vet ??!!.”, shkruan në përshkrimin e videos.
Ndryshe, programit “Përputhen” vazhdimisht po i publikohen skandale të tilla, megjithatë askush nga produksioni nuk komenton këto veprime. /Lajmi.net/





















