Lajme
Arrestimet, reagon ASH: Lironi protestuesit, kapni shkaktarët e zjarrit

Aleanca për shqiptarët ka kërkuar lirimin e protestueve në Tetovë që u arrestuan gjatë protestës së mbajtur për spitalin e djegur në Tetovë.
“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër arrestimin dhe çdo lloj tjetër të presionit ndaj çdo qytetari dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të protestuesve. Protesta është e drejtë demokratike dhe sigurohet me kushtetutë, ndërsa revolta e shprehur në to është vetëm refleksion i pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale. Në protestë kishte familjarë që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ju bëjmë me dije se as opozitën dhe as qytetarët nuk mund t’i frikësoni dhe demotivoni nga beteja për drejtësi dhe përgjegjësi. Çdo presion i juaji do të ju kthehet si bumerang”, tha Adnan Neziri nga ASH./zyrtare.net/

















