Sport
Arlind Sadiku debuton si komentator në platformën Artmotion me këtë ndeshje nga Ligue 1

Ligue 1 hap xhiron e pestë të saj me një ndeshje fantastike e cila zbret në fushën e blertë kampionët e sezonit të kaluar, Lille dhe kundërshtarët mjaftë të rrezikshëm të Lorient.
Lille që nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin dhe që kanë grumbulluar vetëm 5 pikë nga 4 ndeshjet e para do të luajnë si mysafirë ndaj Lorient. Kjo ndeshje do të nis me fillim nga ora 21:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.
Njejtë si Lille me numër pikësh qëndron edhe skuadra kundërshtare e Lorient.
Në komentim të kësaj ndeshje do të jetë gazetari sportiv dhe komentatori i mirënjohur, Arlind Sadiku për të cilin kjo do jetë ndeshja e pare që do e komentoj në platformën Artmotion.
Formacionet e mundshme të ndeshjes:
Lorient: Nardi – Carioca, Petrot, Laporte, Fontaine, Le Goff – Grbic, Abergel, Monconduit – Lauriente, LeFee
Lille: Nubel – Djalo, Fonte, Botman, Reinildo – Yazici, Xeka, Brdaric, Andre – Yilmaz, Devid






















