Connect with us

Lajme

AM: LSDM me “sponsored” tenton t’i mashtrojë sërish shqiptarët

Publikuar

LSDM-ja ka aktivizuar opsionin “sponsored” në rrjetet sociale për të tentuar sërish që t’i mashtrojë shqiptarët dhe ta votojnë atë në këto zgjedhje lokale. Se bëhen fjalë për një truk para zgjedhjeve është fakti se në faqen e tyre në facebook rrallë herë gjeni komunikata në gjuhën shqipe, ndërsa për të mos folur për faqen zyrtare kur aktivitetet, komunikatat dhe ngjarjet rreth kësaj partie në shqip mund ti hasni “një herë në muaj”.

Por situata është e qartë dhe tani nuk është më viti 2016 kur shqiptarët besuan se ndryshimi mund të vije nën moton “një shoqëri për të gjithë” dhe ja besuan votën Zoran Zaevit.

Shqiptarët nuk do të lejojnë kësaj radhe të mashtrohen me premtimet boshe të cilat nuk panë asnjëherë dritë. Shqiptarët vazhdojnë të pafajshëm të flenë burgjeve ndërsa shohim se si kriminel shëtisin të lirë.

Edhe anketat e fundit flasin qartë se përkrahja e shqitparëve për LSDM-në ka pësuar rënie drastike dhe përpos personave të afërt me këtë parti që kanë parë përfitime personale, askush më nuk do ta votojë këtë opsion politik./AlbMania.info/

Burimi i lajmit AlbMania.info

NA NDIQ NË FACEBOOK