Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti: Ju lus të gjithëve që të regjistroheni

Publikuar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot së bashku me familjen e tij kanë pritur në shtëpinë e tyre regjistruesit të cilët kanë kryer procesin e Regjistrimit. Me këtë rast, kryetari Ahmeti ka bërë edhe njëherë apel tek të gjithë qytetarët që të Regjistrohen.

Në vazhdim postimi në Facebook, i kryetarit Ahmeti:

Sot mirëprita regjistruesit në shtëpinë time dhe bashkë me familjen u bëmë pjesë e regjistrit të popullësisë në vendin tonë.

Ju lus mos të hezitoni dhe të regjistroheni të gjithë, rezident e jorezident, në vend e në diasporë, bashkë me secilin anëtar të familjes suaj.

Regjistrimi vazhdon deri më 30 shtator, ndërsa nga sot të gjithë ata që nuk janë regjistruar për shkaqe të ndryshme në shtëpinë e tyre, të njejtën mund ta bëjnë në komunën ku banojnë.

Diaspora duhet të regjistrohet online në linkun në vijim: https://popis2021.stat.gov.mk

NA NDIQ NË FACEBOOK