Connect with us

Shëndetësi

6 arsye të fshehura pse nuk mund të mbeteni shtatzënë (FOTO)

Published

on

Faktorët kryesorë që reduktojnë shanset e shtatzënisë janë tashmë të njohura, si përdorimi i pilulave të kontrollimit të shtatzënisë e pirja e duhanit. Sidoqoftë, shumë shpesh madje edhe mosprezenca e këtyre arsyeve nuk garanton që do të mbeteni shtatzënë.

Ka shkaqe të fshehura, të cilat ju zbulojmë më poshtë:

Kur konsumoni shumë yndyrna trans

Ngrënia e yndyrave trans – që gjenden në produktet e pjekura, pica, ushqime të skuqura – mund të ndikojnë negativisht në pjellorinë, që do të thotë se ovulacioni nuk ndodh. Mundohuni të kufizoni konsumin e këtyre ushqimeve pasi konsumimi i tyre në vend të karbohidrateve të shëndetshme mund të shkaktojë deri në 73% rritje të rrezikut të një çrregullimi ovulues. Kur jeni të etur për këto karbohidrate trans -yndyrore, është më mirë të hani ushqime të thjeshta si banane, bukë thekre me drithëra, bajame ose kos me manaferra.

Kur jeni duke ushtruar tepër

Ushtrimi mund të përmirësojë pjellorinë tuaj në një masë të caktuar, por është e rëndësishme të bëni sasinë e duhur të stërvitjes. Të ushtruarit shumë mund të ndikojë në bilancin tuaj të energjisë dhe të ndikojë negativisht në ciklin tuaj riprodhues. Hulumtimet kanë treguar se stërvitja e gjatë dhe intensive ditore mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të mbetur shtatzënë. Moderimi është çelësi për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Kur indeksi i masës trupore është i ulët

Të kesh një BMI më të ulët se normalja mund të të vendosë në një rrezik në rritje të mosfunksionimit të vezoreve, infertilitetit dhe lindjes së parakohshme. Çrregullimet e të ngrënit mund të shoqërohen me një BMI më të ulët dhe ndonjëherë mund të ndikojnë negativisht në menstruacionet dhe pjellorinë. Nëse ndiheni të paaftë për të mbajtur nën kontroll ushqimin, mund të përdorni aplikacione të specializuara që do të përcjellin kaloritë dhe peshën tuaj, si dhe simptoma të tjera të lidhura me shëndetin.

Kur partneri juaj është i stresuar

Studimet tregojnë se pjelloria e një burri ndikohet ndjeshëm nga stresuesit e jetës, përfshirë punën, familjen dhe jetën shoqërore. Pamundësia për të përballuar këto probleme ka ndikimin më të madh negativ.

Kur përdorni lubrifikantin e gabuar

Për të përmirësuar shanset për një shtatzëni, zgjidhni me kujdes llojin e duhur të lubrifikantit. Lajmi i mirë: ka lubrifikantë të cilët mund të jenë të dobishëm për pjellorinë mashkullore. Disa kanë nivelin e duhur të pH (7.2-8.0). Të tjerët përmbajnë jone magnezi dhe kalcium që imitojnë lëngjet natyrore të trupit. Është vërtetuar gjithashtu se mund të funksionojë edhe vaji për foshnje.

Kur nuk mund ta llogaritni saktë dritaren tuaj pjellore

Ndonjëherë është e vështirë të bësh parashikime të sakta, veçanërisht nëse cikli juaj menstrual është i parregullt. Sidoqoftë, teknologjia mund t’ju ndihmojë. Ka aplikacione si Flo Period Tracker (falas për iOS dhe Android) që bëjnë parashikime të sakta të ciklit. Përveç kësaj, pasi të mbeteni shtatzënë, mund ta mbani aplikacionin thjesht duke kaluar në modalitetin e shtatzënisë dhe duke shijuar informacionin e zhvillimit të foshnjës dhe njohuri të personalizuara të shëndetit.

 

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com