Connect with us

Sport

30 vjet nga pavarësimi i futbollit (VIDEO)

Publikuar

Janë bërë 30 vjet që kur vendosën të largohen nga sistemi paralel jugosllav.

Në kujtim të kësaj ngjarje që po konsiderohet historike në stadiumin e njëjtë të Flamurtarit u luajt përballja mes Flamurtarit dhe Prishtinës.

I njëjti gjyqtar që ishte atëherë, Ismajl Kosumi, ndau drejtësinë edhe të hënën.

“Ishim tre gjyqtarë, nga publiku i mora dy asistentë. Dihej që mund të ndërpritej ndeshja, por shkoi mirë dhe ishin 4-5 mijë shikues”, tha ai.

Të rezistosh dhe ndahesh nga sistemi në atë kohë mund të kishte pasoja.

“Sa herë ke gjyku ndeshje nuk e ke ditur a do të kthehesh në shtëpi”.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë përvjetor të mëvetësimit të futbollit kujtoi tre momente.

“Pritshim vendimin e Prishtinës, ata nuk morën pjesë pastaj as ne. Momenti i dytë ishte formimi i federatës, pastaj kjo ndeshje e para e nën FFK-në”, tha Agim Ademi.

Për Ismet Munishin përballja e 30 vjetëve më parë pati ndikim të madh edhe jashtë sportit.

“Kemi bërë rezistencë të fortë përmes sportit, por nuk është se atëherë nuk patëm kualitet, madje në kushte të vështira dolëm në arenën ndërkombëtare”, deklaroi ish-futbollisti i Flamurtarit.

Miqësoren e fitoi Flamurtari 4:1, ku shënues ishin Prapashtica, Munishi, Kodraliu dhe Krasniqi, ndërkaq për bardhekaltrit realizoi Salihu nga 11 metra.

NA NDIQ NË FACEBOOK