Lajme
30 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

30 persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 685 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.
“Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes”, ka informuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
MSH ka njoftuar se sot janë shëruar 1 mijë e 384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133 mijë e 314.
Në total numri i rasteve aktive është 19 mijë e 923./21Media













