Connect with us

Sport

Zyrtare, Zejnullai largohet nga Shkëndija!

Publikuar

Arbin Zejnullai largohet zyrtarisht nga Shkëndija e Tetovës. Klubi tetovar ka pranuar kërkesën e mesfushorit të përfaqësueses Shpresa për ta lënë të lirë. Zejnullai tani do të presë ofertat dhe më pas do të vendosë se ku do ta vijojë karrierën. Sezonin e fundit te Shkëndija luajti 28 ndeshje, por vetëm 10 i nisi si titullar.

“KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me Arbin Zejnullain. Klubi dhe mesfushori me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke respektuar dëshirën e futbollistit për të kërkuar mjedis ku do të ketë më shumë hapësira për lojë. Me këtë rast, të gjithë në KF Shkëndija falënderojnë Arbin Zejnullain për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës”, njofton klubi i Shkëndijës.

NA NDIQ NË FACEBOOK