Connect with us

Sport

Zyrtare, Hauge transferohet te Eintracht Frankfurt!

Publikuar

Jens-Peter Hague është tashmë zyrtarisht një futbollist i Eintracht Frankfurt. Lajmi kishte disa kohë që qarkullonte, por tashmë ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar. Formula e kalimit të sulmuesit nga Milani tek klubi gjerman është ajo e huazimit 1- vjeçar me të drejtë blerjeje për 12 milion euro.

21-vjeçari u shpreh i lumtur për këtë aventurë të re tek klubi i “Shqiponjës”  duke deklaruar se me zor po e pret ndeshjen e parë me ekipin e tij të ri.

Norvejgezi kaloi tek Milani në verën e 2020-ës, pas një paraqitjeje të mirë në një ndeshje eliminatore të Europa Leagues me ish ekipit të tij Bodo Glimt dhe kuqezinjve. Në një sezon me fanellën e skuadrës italiane, ai realizoi 5 gola dhe dhuroi 1 asist në 24 ndeshje.

Pas Andre Silvës që në 2019-ën kaloi nga Milani tek Eintrachti, Hauge është sulmuesi i dytë që përshkron të njëjtin itinerar. Nëse edhe lojtari i përfaqësueses së Norvegjisë dhuron të njëjtat performanca si kolegu i tij portugez, atëherë është e sigurt që Eintrachti do ti paguaj 12 milion eurot për ta përfituar të plotë kartonin e tij në verën e vitit 2022.

NA NDIQ NË FACEBOOK