Lajme
Zjarre aktive në rajonin e Dellçevës, Shkupit, Prilepit dhe të Kumanovës

Zjarri në atarin e rajonit të Dellçevës është aktiv me ç’rast janë paraqitur vatra të reja edhe atë njëra tek fshati Razllovc, ndërsa tjetri tek fshati Istevnik i Ri. Janë duke u ndërmarrë aktivitete për tejkalimin e gjendjes, informoi, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Që atje theksojnë se sipas raportimeve të Njësitit Territorial të Zjarrfikësve Berovë, të gjitha zjarret në territorin e Berovës janë lokalizuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa gjatë ditës do të shuhet plotësisht në vendet me rrezik.
Zjarr ka edhe në atarin e fshatrave Zheluvinë dhe Drenok në Komunën Nagoriç i Vjetër. Kanë intervenuar NJTZ Nagoriç i Vjetër me 4 zjarrfikës me automjet terrenor me cisternë, NJTZ Kumanovë me 3 zjarrfikës dhe 1 automjet zjarrfikës, EP Kumanovë me 4 persona dhe 5-6 persona nga popullata lokale. Për momentin në këtë vend nuk ka zjarr dhe flakë, vetëm smog.


















