Lajme
Zjarr me përmasa të mëdha në qytetin shqiptar, rrezikohen dhjetëra banesa

Një vatër masive zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në Peqin të Shqipërisë.
ABC NEWS raporton se zjarri ka rënë midis zonës së Njësisë Administrative Shezë dhe bashkisë Belsh.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërkohë që rrezikohen dhjetëra banesa. Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja nga toka. /abcnews.al



















