Bota
ZJARR EDHE NË KALIFORNI…CFARË PO NDODH

RREZIKOHEN MBI 14 MIJË NDËRTESA
Zjarri që ka përfshirë pjesën veriore të Kalifornisë është I dyti për nga përmasat në historinë e këtij shteti federal amerikan, kanë kumtuar zyrtarët e atjeshëm disa ditë pasi në stuhinë e flakëve u dogj qyteti i Greenvillit, ndërsa mijëra banorë u detyruan të braktisin shtëpitë e veta.
Zëri i Amerikës citon zyrtarë të shërbimit të zjarrfikësve se zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 1.876 kilometrash katrorë dhe aktualisht nën kontroll është vënë 21 për qind e tij. Zona e djegur është më e madhe se qyteti i Houstonit në Texas. Nga zjarri aktual, më i madh ishte vetëm ai i gushtit të vitit të shkuar kur nga flakët u kapluan mbi 400.000 hektarë sipërfaqe toke. Flakët e zjarrit rrezikojnë rreth 14 mijë ndërtesa, ndërsa deri tani janë shkatërruar mëse 400, përfshirë këtu edhe qendrën e qytetit të vjetër të minatorëve – Greenville. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit, ndërkohë që një kompani që furnizon me gaz dhe energji pjesën më të madhe të Kalifornisë ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që ai të jetë shkatuar nga rënia e një druri mbi largpërçuesin.

















