Connect with us

Lajme

Zjarr aktiv te fshatrat Raoviq dhe Bukoviq të Sarajit

Publikuar

më

Në këtë moment ka tre zjarre aktive në territorin e shtetit. Zjarri në fshatrat Raoviq – Bukoviq në Saraj, ku është aktiv disa ditë, është transferuar në një pjesë të vendgjuajtjes Jasen. Me intensitet të zvogëluar është zjarri në fshatin Divljen në Petrovec – vendi Krushje, ndërsa po digjet edhe në fshatin Toplicë, informoi ndihmës udhëheqësja e sektorit për operacione dhe koordinim pranë QMK, Marija Millkova.

Siç potencoi ajo në konferecën e sotme për shtyp, në pajtim me gjendjen me zjarret deri ora 11, aktiv është zjarri te fshatrat Raoviq – Bukoviq dhe aty po intervenohet me helikopter të Armatës. Zjarri mbahet nën kontroll, që të mos vijë deri në përhapjen e tij.

Intervenojnë edhe 20 pjesëtarë të Armatës. EP Jasen me tre të punësuar; PK Jasen me të punësuar; BMZ me tre zjarrfikës dhe me një automjet zjarfikës.

Intensiteti i zjarrit te fshatrat Divlje dhe Krushje është me intensitet të zvogëluar, ndërsa nga përgjegjësi i EP Karaxhica është marrë njoftim se do të vazhdojnë me shuarjen.

Intervenojnë EP Karaxhica me 12 të punësuar, BMZ me tre zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës.

Zjarri në fshatin Toplicë është aktiv drejt fshatit Kërstec dhe është me intensitet të dobët.

Siç theksoi Millkova, deri në këtë moment ekipi po ballafaqohet me shuarjen në pjesën e ulët të fshatit Raklë. Në pjesën e epërme ka vetëm tym. Deri në këtë moment nuk kanë nevojë për ndihmë shtesë.
Aty intervenojnë ekipe nga EP Cërn Bor Prilep me gjashtë të punësuar.

Zjarri në fshatin Sllatinë në Makedonski Brod u lokalizua, por ka tym në brendi, ku ka ekip nga EP M.Brod.

Zjarri në fshatin Deviç u lokalizua, por ka ekipe nga EP Makedonski Briod, për shkak të kontrollit të terrenit.
Kontroll në terren ka nga EP Sandaski – Makedonski Brod.

Zjarri, i cili është përhapur në vendin Bejaz Tepe në komunën e Pehçevës, e pastaj u transferua në fshatin Budinarc në Berovë, u lokalizua. Ekipet janë në terren dhe po bëjnë kontroll të sipërfaqes tanimë të djegur.
Në terren janë të pranishme nga MPB-ja me 49 pjesëtarë; EP Ravna Reka Pehçevë me tetë të punësuar dhe me dy automjete të terrenit me cisterna.

EP Maleshevë janë në terren me tetë të punësuar me dy automjete të terrenit me cisterna; NJZT Berovë me automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës, DMSH – Ekip për përgjigje të shpejtë me shtatë njerëz dhe një automjet, si dhe ekipe zjarrfikëse nga Austria dhe Bullgaria.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri1 hour ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme2 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri4 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme5 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri7 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme8 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni8 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri9 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë10 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme10 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni11 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme12 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

NA NDIQ NË FACEBOOK