Lajme
Vritet pronari një lokali në Lushnje, plagosen pesë persona të tjerë në mesin e tyre tri femra

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në Lushnje, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, rreth orës 22:00 dhe objektiv dyshohet se ka qenë pronari i “Bar Pedonales”, që ndodhet në qendër të këtij qyteti.
Viktima është pikërisht pronari i lokalit, B.M, rreth të 40-tave, ndërsa sa i përket të plagosurve ata janë J.V, E.T, S.L, M. Gj dhe S.C.
Autorët kanë hapur zjarr nga një automjet në lëvizje, ndërkohë që viktima po pinte kafe në lokal me një prej të plagosurve teksa rreth 1 orë e gjysmë pas ngjarjes, policia njoftoi se në fshatin Thanasaj ishte gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se i përkiste autorëve.
Mbeten të paqarta shkaqet apo personat që fshihen pas këtij atentati. Policia thotë se vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes./tvklan
.


















