Lajme
“Vendi po digjet, Qeveria krihet”

Zero përgjegjësi, Maqedonia digjet nga zjarret, kabineti qeveritar ka marr pushimin
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka noiftuar se një pjesë e kabinetit qeveritare nga data 3 gusht deri më 12 gusht do të jetë në pushim. Ndër ta edhe kryeministri Zoran Zaev. Ky vendim ka hasur në kritika të shumta duke ditur se Maqedonia e Veriut po përballet nga zjarret e shumta dhe situata sa vjen e rëndohet. Aq më tepër, kur gjithë vendet e rajonit por edhe të Evropës janë ngritur në këmbë për ta ndihmuar shtetin në përballjen me zjarret.
Nga qeveria megjithatë kanë njoftuar se ata do të mbajnë takime për çdo ditë por në platformat online.
Se sa mund të jenë produktive këto takime për përmirësimin e situatës në terren mbetet të shihet.



















